Vajza presidente, flet babai i Vjosa Osmanit: E kishte ëndërruar që në fëmijëri këtë ditë

Kosovë&Rajon

Vajza presidente, flet babai i Vjosa Osmanit: E kishte ëndërruar

Pas nënës, një reagim ka ardhur edhe nga babai i Vjosa Osmanit, për postin e saj si president. Babai i Vjosa Osmanit, Raif Osmani tha se kishte emocione të përziera derisa e bija e tij po votohej për të parën e shtetit. Në një intervistë për mediat kosovare, babai i Osmanit tha se nuk ishte befasi që ajo mori atë post, pasi presidentja e Kosovës e kishte ëndërruar që e vogël këtë post.

Mediat kosovare tregojnë se edhe banorët e ndërtesës ku jetojnë prindërit e Vjosa Osmanit e ndoqën emërimin e saj si president. Ndërkohë pati edhe të tjerë, që patën lot gëzimi kur mbrëmë  u thirr emri i Vjosa Osmanit si presidente e re. Pritshmëritë më të mëdha nga presidentja e re Vjosa Osmani, duket se i kanë të rinjtë e qytetit.

 

Mbrëmë Kosova u bë me presidenten e re Vjosa Osmani e cila mori 71 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

ME TE LEXUARAT