Përkeqësohet situata në Indonezi, shkon në 157 numri i viktimave

Shkon në 157 numri i viktimave në Indonezi, si pasojë e ciklonit tropikal “Seroja”, që solli me vete shira të rrëmbyeshëm, rrëshqitje dheu si edhe përmbytje.
Lajmin e bëri me dije nga qendra Indonezian për Menaxhimin e Katastrofës. Sipas tyre, ekipet e shpëtimit ndodhen në terren për të ndihmuar personat që kanë mbetur të bllokuar.

Ndërkohë, mësohet se kjo situatë ka detyruar 1,000 persona të shpërnguleshin në vende strehimi në Azinë juglindore, dhe numri i personave të lënduar po rritet. Nënkryetari i zonës Thomas Ola Longaday tha se ekipet e shpëtimit po përpiqen të ndihmojnë të plagosurit si edhe të evakuojnë qytetarët në zona që nuk janë të rrezikuara.


