Kthjellime, vranësira dhe reshje dëborë, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Kthjellime, vranësira dhe reshje dëborë, ja parashikimi i motit

Moti në vendin tonë, ditën sotme, sipas MeteoAlb do ketë alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Këto kushte të motit vijojnë deri në orët e pasdites kur vranësirat shtohen në territor duke sjellë reshje fillimisht në zonat veriperëndimore dhe gradualisht përfshijnë edhe qendrën.

Pas mesnatës reshjet shtrihen në të gjithë vendin tonë ku në Veri-Verilindje do ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 deri 18°C. Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në mbrëmje duke arritur shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor-jugperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë.

ME TE LEXUARAT