U takua me Kurtin, Memli Krasniqi: Më mirë të shkojmë në zgjedhje, nëse VV thotë "ja Albulena, ja hiç"

Kosovë&Rajon

U takua me Kurtin, Memli Krasniqi: Më mirë të shkojmë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur për mediat pas takimit që ka zhvilluar kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, mëngjesin e kësaj të enjte, pak para se deputetët t'i drejtohen për herë të nëntë Kuvendit për zgjedhjen e kryetares.

Kur u duke se gjithçka ishte sqaruar, Krasniqi ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje do të këmbëngul ende te emri i Albulena Haxhiut për kryetare, atëherë vendi duhet t'i drejtohet zgjedhjeve sërish.

Sipas tij, asnjë person nuk mund të jetë më i rëndësishëm se gjithë institucionet e Kosovës.

“Nuk janë zgjedhjet zgjidhja e parë, ama zgjedhjet janë opsion i vërtetë. E kemi përmend që nëse ka një bllokadë, ka një këmbëngulje, një kryeneçësi nga ana e Vetëvendosjes që me thënë ‘ja Albulena, ja hiç’, me e bë më të rëndësishme zonjën Haxhiu sesa krejt institucionet e Kosovës, atëherë, dorën në zemër, më mirë me shku në zgjedhje edhe një herë”, është shprehur kreu i PDK.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion