U qëlluan me 80 plumba, ndërron jetë edhe nipi i biznesmenit shqiptar në Shkup (Emri)

Kosovë&Rajon

U qëlluan me 80 plumba, ndërron jetë edhe nipi i biznesmenit

Nuk arriti ti shpëtojë vdekjes as 24-vjeçari Ergin Iseni, i cili u plagos më 12 maj në Shkup. Kujtojmë se nga sulmi gjeti vdekjen e menjëhershme Kamber Idrizi. Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportuat disa ditë më parë se dy viktimat janë zënë pritë, dhe në drejtim të mjetit që ata po udhëtonin janë shtënë mbi 80 plumba, 6 prej të cilëve kishte marrë edhe 24-vjeçari Iseni, nipi i Idrizit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Butel 2, në Shkup. Në momentin e krimit, viktima ishte në makinën e tij, të parkuar pranë një një parkimi restoranti. Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion