Përplas motorin në aksin Tapizë- Fushë Krujë, arrestohet shoferi 31-vjeçar

Aktualitet

Përplas motorin në aksin Tapizë- Fushë Krujë,

Policia e Durrësit njoftoi mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga një 31-vjeçar pasi një ditë më parë ka përplasur një motor, shoferi i të cilit është dërguar në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tapizë- Fushë Krujë.

“Ë është arrestuar  në flagrancë shtetasi F.Ç., 31 vjeç,  banues në Arrameras, Krujë, pasi në aksin rrugor Tapizë - Fushë Krujë,  duke  drejtuar  mjetin tip “Audi”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin H.K., 60 vjeç,  banues Fushë Krujë.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion