U arrestua një ditë më parë nga autoritetet serbe/ Lirohet ish-polici i Kosovës

Kosovë&Rajon

U arrestua një ditë më parë nga autoritetet serbe/ Lirohet

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës për 14 vite, Nexhat Pireva, i cili u arrestua nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, MPJD ka konfirmuar se Pireva u lirua dhe aktualisht ndodhet në liri.

Pireva, shtetas i Kosovës nga Kamenica, po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, kur u arrestua nga policia Serbe.

“MPJD ka dënuar veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, duke i cilësuar si keqtrajtim ndaj shtetasve të Kosovës dhe si shkelje të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë deri në informacione të mëtejshme, për të garantuar sigurinë e tyre”, thuhet në komunikatën e  tyre në Facebook.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion