Trazirat në veri të Kosovës, protestuesit serbë sulmojnë dhe krerët e Listës Serbe, thirrje kundër Vuçiç

Kosovë&Rajon

Trazirat në veri të Kosovës, protestuesit serbë

Qytetarë serbë janë mbledhur në veri të Kosovës sot për të protestuar kundër arrestimit të Milun Milenkoviç, një prej organizatorëve të protestave të mëparshme ku u regjistruan edhe përplasje mes protestuesve dhe trupave të KFOR.

Protestuesit kanë sulmuar sot veturat e policisë së Kosovës dhe efektivët, ndërsa gjatë tensionimit të situatës raportohet për tre policë të dëmtuar.

Duket se zemërimit të qytetarëve serbë nuk i kanë shpëtuar as krerët e Listës Serbe. mediat e Kosovës raportojnë se protestuesit serbë kanë sulmuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetarin e kësaj partie, Igor Simiç.

Pre e sulmeve të tyre kanë qenë edhe ekipet e mediave, ku Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës raporton se janë lënduar një kameraman dhe një gazetar.

 

Protestuesit serbë dëgjohen duke brohoritur kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe duke e fyer atë.

 

ME TE LEXUARAT