Puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë, vihet në pranga mësuesi shqiptar

Kosovë&Rajon

Puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së

Nga ngjarje e rëndë që ndodhi në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ka mbetur i arrestuar mësuesi i cili puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë.

Siç raporton Paparaci, mësuesi i identifikuar si Valentin Selmanaj, është filmuar teksa puth me dhunë  në buzë të miturën.

Burime kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar. Në pamjet e siguruara nga Paparaci, shihet mësuesi Selmanaj duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës.

Sipas informacioneve, autoritetet e Policisë së Kosovës kanë arrestuar personin e përfshirë në këtë ngjarje.

ME TE LEXUARAT