Fotot/ Vajza e Shkëlzenit diplomohet në Suedi, Sali Berisha bën urimin e veçantë

Showbiz

Fotot/ Vajza e Shkëlzenit diplomohet në Suedi, Sali Berisha bën

Një ditë e veçantë është kjo për familjen e Sali Berishës. E vogla e Shkëlzen Berishës, e cila tani është bërë një zonjushë e vërtetë feston maturën dhe familjes Berisha i është dashur të udhëtojë drejt Suedisë, aty ku dhe Medina vijon studimet.

Ka qenë vetë Shkëlzen Berisha i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar një foto krah vajzës së tij, Medinës. Në duar ai mban një tabelë ku është Medina e vogël.

“Nga çerdhja në maturë….sa hap e mbyll sytë…suksese Medin”, shkruan Shkëlzeni.

Gjithashtu, e pranishme në këtë ceremoni ka qenë edhe Lirie Berisha. Këtë e ka zbuluar vetë ish-kryeministir Sali Berisha, përmes një positmi në “Facebook”.

“Miq, sot kemi një gëzim të veçantë. Medina, mbesa jonë, mori diplomën e maturës!  Në foto, sot me kapelen e maturës mban në dorë foton e saj bebe.  Suksese, suksese në studimet universitare dhe përqafime”, shkruan Berisha, ku në fotot e publikuara është dhe djali i Shkëlzenit.

 

ME TE LEXUARAT