Tragjedia në Tetovë, kryetarja e komunës: Kemi shpallur 3 ditë zie në nder të viktimave

Kosovë&Rajon

Tragjedia në Tetovë, kryetarja e komunës: Kemi shpallur 3

Ka reaguar për tragjedinë në Tetovë, kryetarja e komunës, Teuta Arifi. Ajo tha se vendi është 3 ditë zie, për të nderuar 14 viktimat. Ajo gjithashtu i ofroi ndihmë familjeve të prekura.

“I shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj gjithë familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi. Është fatkeqësia më e madhe që ka prekur qytetin tonë. Dëshirojë të ngushëllojë qyutetarët e Tetovës, pasi të gjithë ata janë vëllezërit dhe motrat tanë.

Ashtu siç edhe u informuat më parë, Këshilli Komunal i Tetovës mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, ku u shpallën 3 ditë zie. Nga fondi emergjent i komunës do të ndihmohen familjet e prekura. Informacionet do të ndahen të verifikuara. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritet”, tha ajo.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë, ku dyshohet se plasja e një bombole gazi shkaktoi djegien e spitalit Covid-19.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion