Djegia e spitalit Covid, Kosova i ofron ndihmë Tetovës

Kosova ka ofruar gjitha kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i mbështetur në menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj situate. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj.
“Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën! Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushëllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës. Familje të viktimave dhe të lënduarve, në këto momente shumë të rënda, jemi me Ju!”, ka shkruar Mehaj.
Një natë më parë, një spital Covid-19 në Tetovë u dogj e për pasojë janë djegur 14 pacientë./a2cnn


