Argjentina fitoi Kupën e Amerikës, Messi: Na trajtuan si dështakë

Sport

Argjentina fitoi Kupën e Amerikës, Messi: Na trajtuan si

Disa muaj pasi Argjentina fitoi Kupën e Amerikës, ka reaguar Lionel Messi. Ylli i Paris Saint-Germain nuk u dorëzua kurrë në ndjekje të lavdisë me atdheun, pavarësisht vuajtjeve të shuma, saqë dy herë e njoftoi pensionimin nga Kombëtarja për t’u rikthyer sërish.

Duke folur për ESPN të enjten, 34-vjeçari i goditi kritikët që e kishin akuzuar atë se nuk po jepte për Argjentinën mjaftueshëm. “Një pjesë e gazetarëve na trajtuan si dështakë, thanë se ne nuk e ndienim fanellën dhe se ne nuk duhej të ishim në ekipin kombëtar. Ne përpiqemi të bëhemi kampionë, ne jemi të parët që e duam këtë gjë. Është shumë e vështirë ta fitosh Kupën e Botës apo Kupën e Amerikës.

Argjentina fitoi Kupën e Amerikës, Messi: Na trajtuan si

Ne gjithmonë besojmë se jemi më të mirët në botë por ndeshjen duhet ta nisim duke e kuptuar se nuk jemi më të mirët. Ka ekipe të tjera që janë shumë të mirë. Në duhet ta nisim ndeshjen me përulësi, me punë, duke e dhënë më të mirën nga vetja dhe duke u rritur. Ne nuk jemi më të dobëtit kur humbim por as më të mirët kur fitojmë.

Çdo gjë që kam fituar ka qenë e rëndësishme dhe e bukur, por ky (Kupa e Amerikës) ishte më e vështira, sepse kam kaluar nëpër shumë gjëra, kam përjetuar goditje pas goditje”, theksoi ai./express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion