Tragjedi në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një grua pas aksidentit

Kosovë&Rajon

Tragjedi në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur këtë të shtunë në autostradën “Ibrahim Rugova” ka shkaktuar humbjen e jetës së një gruaje.

Si pasojë e aksidentit, një person tjetër ka mbetur i lënduar rëndë dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas informacioneve të bëra publike nga mjekët, gjendja e tij shëndetësore vlerësohet e rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet emergjente dhe autoritetet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Detaje të tjera lidhur me ngjarjen pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave hetimore nga organet përkatëse.

ME TE LEXUARAT