Tetovë/ Ekipet e shpëtimit nxjerrin të gjallë nga spitali 12 persona, nuk kanë rrezik për jetën
Lajmifundit
/
9 September 2021, 09:44
Kosovë&Rajon

Një lajm i mirë ka ardhur nga Tetova. Mediat vendase shkruajnë se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë gjallë nga spitali 12 persona. Sipas informacioneve të para, gjendja e tyre është mirë, jashtë rrezikut për jetën.
Ata, shkruajnë mediat, janë dërguar në spitale të tjera, ku po marrin mjekimet e duhura.

Më herët, prokuroria konfirmoi se nga djegia e spitalit Covid-19 një natë më parë, kanë mbetur të vdekur 14 persona. Prokuroria theksoi se në mesin e viktimave, nuk është asnjë nga personeli mjekësor.


