I akuzuar për dhunë në familje, gjykata vendos sot për Boateng, rrezikon deri në 5 vite burg
Lajmifundit
/
9 September 2021, 09:36
Sport

Detaje të reja janë zbardhur nga gjyqi i lojtarit Jerome Boateng. Teksa prej kohësh akuzohet për dhunë në familje, mësohet se 33-vjeçari rrezikon të dënohet deri në 5 vite burg.
Burime pranë futbollistit kanë bërë me dije se gjermani do të përballet me drejtësinë ditën e sotme, ku dhe do marrë dënimin. Mësohet se ai është akuzuar nga ish- bashkëshortja, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Çeshtja ka nisur 3 vite më parë, teksa çifti po bënte pushime.

Ndërkohë, Boateng një vit më parë humbi partneren e tij, Cassia Lenard. Kjo e fundit i dha fund jetës, ndërsa kjo rriti më shumë dyshimet tek 33-vjeçari.


