Djegia e spitalit Covid në Tetovë, prokuroria: Nuk ka të vdekur nga personeli mjekësor

Detaje të reja janë zbardhur nga djegia e spitalit Covid-19 në Tetovë. Mediat maqedonase shkruajnë se Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në mesin e të vdekurve, nuk ka personel mjekësor.
Prokuroria konfirmoi në një njoftim për mediat se numri i viktimave është 14, ndërsa vijon puna për identifikimin e tyre. “Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve.
Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.


