Tensionet në veri, Yuri Kim: SHBA beson te Kosova, liderët të lënë mënjanë egon dhe të dëgjojnë miqtë

Kosovë&Rajon

Tensionet në veri, Yuri Kim: SHBA beson te Kosova, liderët të

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në konferencën e lamtumirës ka folur dhe për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe pozicionin e SHBA-ve. Yuri Kim tha se SHBA ka punuar për një Kosovë të pavarur dhe sovrane ndërsa theksoi se liderët duhet të lënë mënjanë egon dhe të dëgjojnë këshillat e “miqve”.

“Pozicioni i SHBA është shumë i qartë. Sa i përket asociacionit udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord për këtë, për rrugën përpara e cila do të përfundonte me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se njerëzit kanë nevojë t’ju rikujtohet se sa shumë besojnë SHBA në Kosovën. Dashuria që kemi, angazhimi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, nëse doni prova do t’ju rikujtoj të hidhni sytë disa vite më pas. Çështja qëndron se cilat hapat që të dyja palët të lëvizin së bashku. Kjo është koha që liderët duhet të lënë mënjanë egon dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare dhe të marrin konsderatë ato që u thonë miqtë e tyre.”, tha ambasadorja amerikane.

ME TE LEXUARAT