Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Pres zgjidhje nga aleatët
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për mediat serbe ka deklaruar se është në pritje të një zgjidhjeje nga Perëndimi për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Vuçiç thekson se do të konsultohet me serbët në Kosovë pas diskutimeve që pritet të mbajë të hënën me zyrtarët e lartë të BE dhe SHBA.
“Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj Lajçakun dhe Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka menduar dikush si rrugëdalje”, tha Vuçiç për televizionin Prva.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga ana tjetër, ndërkombëtarët kanë kërkuar përsëritje të zgjedhjeve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në të njëjtën kohë është kërkuar që të garantohet pjesëmarrja e serbëve në votime.