Tensionet në veri, sulmohen me gurë makinat e policisë, një i lënduar

Kosovë&Rajon

Tensionet në veri, sulmohen me gurë makinat e policisë, një

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Policisë, në orët e pasdites janë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë.

“Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës./KosovaPress

 

 

ME TE LEXUARAT