Po eksploronte kanionet e Përmetit, humb jetën turisti (Detaje)

Një turist i paidentifikuar, ka humbur jetën ndërsa eksploronte kanionin e Langaricës në Përmet. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se shtetasi i huaj emri i të cilit ende nuk dihet, ishte turist që kishte shkuar për të eksploruar kanionin në fjalë.
Burime nga vendngjarja konfirmojnë se humbja e jetës ka ardhur si pasoje e mbytjes në rrjedhën e Langaricës nga reshjet e dendura të shiut e për rrjedhojë ka dalë nga shtrati lumi Langaricë.
Në vendin e quajtur Mulliri i Bënjës policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë të cilin e ka transportuar në spitalin e qytetit.
Ndërkohë rrezikohet edhe jeta e turistëve të tjerë ne Langaricë. Policia është në vendngjarje dhe po punon për shpëtimin e turistëve të tjerë në rrjedhë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.


