Luizi "martohet" me Oltën, ja ku do t'i shohim ish-banorët e BBV si burrë e grua

Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejli ka nisur projektin e shumë përfolur që do ta ngjisë si aktor në botën e kinemasë. Përmes një foto në Instastory, Luizi duket së bashku me Olta Gixharin duke mësuar skenarin e filmit më të ri, ndërsa siç mësohet së bashku do të luajnë rolin e një çifti bashkëshortësh. Kujtojmë që në shtëpinë e Big Brother, Olta dhe Luizi ishin kundërshtarë dhe ky rol erdhi surprizë.

Para pak kohësh u mësua se ish banorët e Big Brother Vip 2 do të jenë pjesëmarrës në një film, i cili do të mbajë firmën e Eduart Grishajt si regjisor dhe producent.
Epo smbetet gjë tjetër veçse ti urojmë dyshes suksese.


