Tensione në veri të Kosovës, policia bastis komunën paralele serbe të Skënderajt

Kosovë&Rajon

Tensione në veri të Kosovës, policia bastis komunën paralele

Policia ka njoftuar se ka bastisur komunën paralele serbe të Skenderajt, e cila gjendet në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke e mbyllur këtë komunë paralele serbe.

“Sot gjatë verifikimeve policore në teren kemi ardhur deri tek informacioni se komuna paralele e Skenderajt është aktive në territorin e Mitrovicës së Veriut.

Kemi konsultuar prokurorin, i cili e ka rastin e komunave paralele në veri dhe në koordinim me të kemi hyrë në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marrë me rastin. Sipas të gjitha gjasave ajo mbyllet”, ka thënë ai.

Disa javë më parë, janë mbyllur edhe komunat e tjera paralele që kanë qenë funksionale në veri.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion