Ushtria shqiptare merr dhuratë nga SHBA “bishat” për batalionin tokësor

Aktualitet

Ushtria shqiptare merr dhuratë  nga SHBA “bishat” për

Mjete taktike të blinduara për efektivët e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (BKL), i janë shtuar prej pak ditësh flotës së Forcës Tokësore të ushtrisë shqiptare, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e saj operacionale.

Falë asistencës së SHBA-ve , tashmë Forca Tokësore hedh një hap tjetër të madh drejt standardeve që Aleanca e Atlantikut të Veriut kërkon për anëtarët e saj, pas rritjes së buxhetit për shpenzimet ushtarake në 2% të PBB-së.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri të ditur se falë asistencës së aleatit strategjik, SHBA-së, tashmë Forca Tokësore hedh një hap tjetër drejt modernizimit, një proces që do të vijojë edhe me


rijetëzimin e industrisë ushtarake duke rikthyer prodhimin e armëve në uzinën e Poliçanit, Gramshit dhe Mjekësit.

“Ky investim shënon një hap të rëndësishëm në procesin e modernizimit dhe rritjes së gatishmërisë së strukturave ushtarake, në përputhje me prioritetin tonë për forcimin e infrastrukturës mbrojtëse. Pasurimi i flotës së mjeteve në Forcën Tokësore është gjithashtu një element për rritjen e aftësive tona mbrojtëse dhe përmbushjen e standarteve ndërkombëtare”, tha Vengu. 

Ushtria shqiptare merr dhuratë  nga SHBA “bishat” për

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion