Gjendet i vdekur ish- i dashuri i Demi Lovatos, çfarë dyshohet

Showbiz

Gjendet i vdekur ish- i dashuri i Demi Lovatos, çfarë dyshohet

Guilherme “Bomba” Vasconcelos, një luftëtar profesionist i cili më parë ishte në një lidhje me këngëtaren e njohur Demi Lovato, është gjendur i vdekur në moshën 38-vjeçare.

Xhaxhai i atletit Ëalter Vasconcelos Jr. foli për vdekjen e nipit të tij në rrjetet sociale, duke shkruar: “Trishtim, shumë i trishtuar të them lamtumirë, Guilherme Vasconcelos! Dhe aq larg nga ne në SHBA. Nipi im i dashur, kumbari im, babai i dashur i Naomit të vogël”.

Deri më tani asnjë shkak për vdekjen e Vasconcelos nuk është komunikuar nga autoritetet, teksa çdo gjë pritet të zbulohet pas autopsisë së tij.

Në vitin 2017, ai nisi një lidhje të shkurtër me Demi Lovaton, e cila nuk zgjati shumë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion