Tensione mes deputetëve dhe ministrave, ndërpritet seanca parlamentare në Kosovë

Kosovë&Rajon

Tensione mes deputetëve dhe ministrave, ndërpritet seanca parlamentare

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë përplasur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Para se të ndodhte incidenti, deputetët e PDK-së u larguan nga salla e Kuvendit me arsyetimin se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ishte duke e degjeneruar seancën.

Derisa deputetët e PDK-së po largoheshin nga salla, deputetët Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati u fjalosën me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Në këtë fjalosje u përfshi edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Salih Zybën dhe Besim Muzaqin.

Fjalosjes i parapriu një debat i ashpër në mes të deputetëve të opozitës si dhe të atyre nga radhët e Vetëvendosjes. Vërejtje për udhëheqjen e seancës patën edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët e lëshuan sallën.

Në seancën e 6 majit ishte planifikuar që të shqyrtoheshin rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës./REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion