Një mrekulli në Hawai, si 6-vjeçarja i shpëtoi peshkaqenit (Video)

Soft

Një mrekulli në Hawai, si 6-vjeçarja i shpëtoi peshkaqenit

Njihuni me Anela Rezentes, 6-vjeçarja e cila i shpëtoi peshkaqenit teksa po shijonte detin dhe lojën në Hawai. Mësohet se ajo menjëherë me maskën e saj të detit në dorë, ka vrapuar me sa fuqi kishte drejt bregut.

Për mediat, e mitura tregoi eksperiencën e saj. “Unë e vura re peshkaqenin dhe menjëherë doja të largohesha. U frikësova shumë”, tha ajo.

Momenti anksioz është kapur nga mamaja e vogëlushes e cila po e filmonte si zakonisht. Gouveia u shpreh se nuk e vuri re që pranë vajzës së saj po notonte një peshkaqen, por menjëherë sapo pa Anelen që po vraponte la gjithçka dhe shkoi drejt saj.

Ajo shoti se sërish nuk arriti ta shihte peshkaqenin. Sipas ekspertëve peshkaqeni që u shfaq pranë vajzës, ishte i parrezikshëm pasi lloji i tij ushqehet vetëm me peshq.

ME TE LEXUARAT