Aksidenti i pazakontë në Sarandë, makina del nga rruga dhe mbetet e varur, zjarrfikësit nxjerrin shoferin

Aktualitet

Aksidenti i pazakontë në Sarandë, makina del nga rruga dhe mbetet

SARANDË
Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në Sarandë. Një mjet xhip ka dalë nga rruga dhe ka ngelur i varur në anë të rrugës gati për t’u rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në hyrje të Sarandë. Një mjet xhip ka rënë nga rruga e katërt është përplasur me makina të parkuara dhe ka përfunduar i varur në buzë rrugës së tretë, teksa poshtë tij ndodhej një ndërtesë.

Nga përplasja mjetit nuk i hapeshin dyert për të nxjerrë drejtuesin një i moshuar, rreth 70 vjeç, i identifikuar si Ramadan Pashaj, banor i fshatit Vrinë, bashkia Konispol.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses që u bë e mundur e nxjerrja e drejtuesit të mjetit i cili u transportua drejt spitalit. Policia në vendngjarje për të përcaktuar shkakun.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion