Të shtëna me armë në Kosovë, një i plagosur
Lajmifundit
/
6 Prill 2024, 21:48
Kosovë&Rajon

Në Fushë-Kosovë, të shtunë pasdite, një person është plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje”, tha Ahmeti.
I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.


