Situata emergjente në Deçan, qeveria e Kosovës “vë” në punë grupet e shpëtimit (Foto)

Kosovë&Rajon

Situata emergjente në Deçan, qeveria e Kosovës

Ministri Armend Mehaj një ditë më parë njoftoi se gjatë ditës është ngritur gjendja e gatishmërisë së plotë operacionale e FSK-së, për t’iu dalë në ndihmë banorëve të Deçanit.

Situata emergjente në Deçan, qeveria e Kosovës

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj tha se përveç monitorimit të situatës, menjëherë janë aktivizuar në operacion Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit.

“Të dashur bashkëqytetarë të mi deçanas, Qytetarë të dashur të vendit tim, Jam në komunikim të vazhdueshëm me njësitë e specializuara të FSK-së në terren.

Situata emergjente në Deçan, qeveria e Kosovës

Gjatë ditës menjëherë është ngritur gjendja e gatishmërisë së plotë operacionale. Dhe përveç monitorimit të situatës, menjeherë janë aktivizuar në operacion Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit.

Situata emergjente në Deçan, qeveria e Kosovës

Krahas këtij aktiviteti, Kompania për Operacione Civile është angazhuar në vlerësimin e përgjithshëm të situatës së krijuar. Gjithashtu kemi dërguar oficerin ndërlidhës i cili do të jetë pjesë e Shtabit Emergjent në Komunën e Deçanit.

Njësitet tona vazhdojnë operacionet dhe në bazë të vlerësimit të situatës, nëse shfaqet nevoja, do të aktivizojmë edhe njësitet tjera me resurset njerëzore profesionale me flotën e automjeteve dhe pajiset e specializuara.

Situata emergjente në Deçan, qeveria e Kosovës

Operacionet tona zhvillohen pa ndërprerje 24 orë në 7 ditë të javës dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthikimin e gjendjes normale.

Ky është Misioni ynë! Kjo është Detyra jonë!”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion