Vijojnë kërkimet si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Japoni,10 të vdekur, 17 të zhdukur

Bota

Vijojnë kërkimet si pasojë e rrëshqitjes së dheut

Më shumë se një javë pasi rrëshqitjet masive të dheut përfshinë qytetin bregdetar Atami në Japoni, 17 persona mbetën të zhdukur. Dhjetë persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani që nga rrëshqitjet shkatërruese të dheut më 3 korrik ndërsa rreth 1.500 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë angazhuar në pastrimin e mbeturinave të shtëpive të shkatërruara dhe grumbuj baltë dhe shkëmbinj, njoftoi transmetuesit publik NHK News.

 

Rreth 130 shtëpi dhe ndërtesa u shkatërruan në rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në qytetin turistik, të vendosur rreth 90 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Tokio.

Autoritetet po përdorin makineri të rënda për të hequr mbeturinat nga rrugët, me disa zona tani të arritshme. Policia, zjarrfikësit dhe personeli i vetëmbrojtjes “po gërmojnë me dorë, pasi rrugët janë të ngushta dhe balta mbetet e grumbulluar në shumë vende”, thuhet më tej.

Departamenti i Meteorologjisë ka parashikuar shira sezonale në ditët në vijim. Shumë banorë janë zhvendosur përkohësisht jashtë qytetit për shkak të kërcënimit të rrëshqitjeve të dheut dhe për të lejuar operacionet e shpëtimit.//AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion