Si në filma, disa të huaj rrëmbejnë familjen me katër fëmijë në Greqi dhe kërkojnë shpërblim

Bota

Si në filma, disa të huaj rrëmbejnë familjen me katër

Një rast rrëmbimi u regjistrua në zonën bregdetare të Komunës Dion në Greqi të hënën.

Mediat greke bëjnë me dije se autorët morën çiftin e bashkëshortëve dhe katër fëmijë të mitur në një fermë në një zonë të largët duke kërkuar para në këmbim të lirimit të tyre.

Sipas policisë familja me gjashtë anëtarë u mbajt peng për gjatë gjithë natës ndërsa autorët duke kërcënuar se do t’i lëndonin kërkuan shpërblim për t’i liruar.


Të martën në mëngjes, babai që mori një plagë në dorë gjatë rrëmbimit arriti të shpëtojë dhe arriti në këmbë në një dyqan ku mundi të lajmërojë policinë.

Uniformat blu gjetën dhe arrestuan rrëmbyesit të cilët dyshohet se janë shtetas të huaj, në një rrugë rurale, ndërkohë që janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion