Punime në aksin Tiranë-Elbasan, ARRSH njoftim të rëndësishëm: Si do të bëhet qarkullimi i mjeteve

Aktualitet

Punime në aksin Tiranë-Elbasan, ARRSH  njoftim të

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për një kufizim të qarkullimit të automjeteve në aksin Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas.

Në njoftim, ARRSH sqaron se nesër, datë 15 korrik, ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni.

Punime në aksin Tiranë-Elbasan, ARRSH  njoftim të

Për këtë arsye, punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës).

“Autoriteti Rrugor së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion