Athinë, shqiptarët rrethojnë dhe qëllojnë me thikë 14-vjeçarin (VIDEO)

Bota

Athinë, shqiptarët rrethojnë dhe qëllojnë me thikë
Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur një grup të rinjsh, shtatë nga Shqipëria, një nga Gjeorgjia dhe një nga Moldavia rrethojnë një 14-vjeçar në Athinë duke i marrë telefonin.

Më tej, ata e godasin të miturin disa herë me thikë. Video e publikuar tregon momentet para dhe pas sulmit.

Në pamje, duket grupi prej shtatë të miturish që shkojnë drejt një restoranti. Ata qëllojnë me thikë 14-vjeçarin e më pas largohen me vrap.

Të miturit e përfshirë në ngjarja janë arrestuar nga policia, pasi u sekuestruan pamjet e krimit të rëndë.

Babai i 14-vjeçarit deklaroi për mediat helene se fëmija i tij është gjallë falë një mrekullie, kurse ka kërkuar dënim maksimal për autorët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion