Shpërthim në diskotekën ‘Gate Club’ në Prishtinë

Kosovë&Rajon

Shpërthim në diskotekën ‘Gate Club’ në

Një ngjarje alarmante ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në diskotekën “Gate” në Prishtinë, ku është aktivizuar një mjet shpërthyes, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale.

Burime brenda Prokurorisë kanë konfirmuar për Sinjalin se shpërthimi është raportuar rreth orës 03:00 të datës 21 korrik 2025, në rrugën “Epiri”, ku ndodhet lokali i njohur i natës. Sipas të dhënave të para, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por lokali ka pësuar dëme materiale.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë njësitë policore, hetuesit rajonalë, krim-teknikët, si dhe njësia e deminimit, të cilët kanë bërë ekzaminimin e plotë të skenës së shpërthimit.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, është iniciuar një procedurë penale për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rrethanat dhe motivet e këtij akti të rëndë mbeten ende të paqarta.

Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.

ME TE LEXUARAT