Rama: “Jemi për ibret! Shqipëria prodhon doktorë berberë”

Aktualitet

Rama: “Jemi për ibret! Shqipëria prodhon doktorë

Kryeministri Edi Rama ka goditur fort sistemin e arsimit të lartë në vend, duke i cilësuar rezultatet e tij si të mjerueshme dhe plot mangësi. Në një fjalim ku nuk munguan ironitë dhe kritikat e drejtpërdrejta, ai ngriti alarmin për nivelin e ulët të kërkimit shkencor, mungesën e standardeve në mbledhjen e të dhënave, dhe plagjiaturën e shfrenuar që sipas tij ka çuar në “doktoratura kot”.

“Tani ka filluar me gjasë që ca gjëra janë më në vijë, por edhe sot që flasim i kemi në proces këta doktorë të ardhshëm. Shpresoj të jenë doktorë, jo berberë!”, u shpreh Rama, duke vënë në dyshim seriozitetin dhe vlerën e titujve shkencorë që jepen sot në universitetet shqiptare.

Ai shtoi se Shqipëria renditet në fund të tabelës krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, sa i takon mbledhjes dhe administrimit të të dhënave. “Jemi për ibret! Të gjithë bashkë në nivelin më të ulët të mundshëm. Mos u ndjeni fare të vetëm, as të fyer, jeni ibret!”, theksoi ai, pa kursyer askënd.

Sa i përket kërkimit shkencor, kryeministri e përshkroi gjendjen si “në fazën e bebëzimit”, duke e cilësuar mungesën e zhvillimit dhe të investimit në këtë fushë si alarmante. Megjithatë, ai falënderoi ata që e trajtojnë me pasion dhe ndershmëri çështjen, duke kërkuar një qasje të re dhe më të përgjegjshme për të ardhmen e arsimit të lartë në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion