Rrahu vëllanë, motrën dhe të dashurin, arrestohet e reja
Lajmifundit
/
30 Maj 2021, 14:21
Kosovë&Rajon

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua, pasi ka dhunuar familjarët e saj.
Autorja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, sulmoi fizikisht vëllain, motrën dhe të dashurin e saj.
Dy nga personat e lënduar u dërguan në spital, pasi kishin nevojë për trajtim mjekësor.
Sakaq, me vendim të prokurorit, vajza u dërgua në paraburgim.

