Qëlloi me thikë kolegun një vit më parë, përballet me gjykatën zviceriane shqiptari

Kosovë&Rajon

Qëlloi me thikë kolegun një vit më parë, përballet

Një 51-vjeçar shqiptar po përballet me një gjykatë në Zvicër, pasi akuzohet nga prokuroria për plagosje të rëndë me dashje. Shqiptari akuzohet se ka plagosur rëndë një koleg pune në një mosmarrëveshje në një kantier ndërtimi në Biberist, në shtatorin e kaluar.

Sipas mediave ndërkombëtare, shtetasi e ka qëlluar viktimën disa herë me thikë, ndërsa ai i mohon akuzat.

Ngjarja ndodhi mesditën e 17 shtatorit të vitit 2020, ku qendra e alarmit kishte marrë një mesazh ku thuhej se dy persona ishin grindur. Policia e kantonit Solothurn kishte gjetur vetëm të plagosurin në vend, një 27-vjeçar me disa lëndime. Ai ishte dërguar në spital për trajtim, ndërsa më pas policia arriti të ndalonte autorin e dyshuar pasi një hetim pati filluar menjëherë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion