Tragjedi në Kanada! 27-vjeçarja po priste barin në pistë, përplaset për vdekje nga avioni që po ulej

Bota

Tragjedi në Kanada! 27-vjeçarja po priste barin në pistë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanada një ditë më parë. Mësohet se një 27-vjeçare është përplasur për vdekje nga një avion, teksa ajo po priste barin. Sipas mediave, avionic po ulej në pistë, në momentin e ngjarjes.

Një zëdhënës i bashkisë së Quebec tha për mediat se nuk kanë shumë informacione lidhur me ngjarjen e rëndë. “Ajo që dimë është që gruaja ndodhej mbi një traktor duke prerë barin dhe kur avioni ishte në ulje e goditi”, tha Marc Tessier.

Mediat shkruajnë se viktima 27-vjeçarja për një kompani që kujdesej për mirëmbajtjen e pistës së avionëve. Ajo u dërgua në spital menjëherë pas ngjarjes, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Ndërsa piloti i avionit nuk pësoi dëmtime, por u dërgua në spital nga një shok. Avioni ishte privat dhe piloti ishte pronari i tij. Për këtë incident autoritetet kanadeze kanë nisur hetimet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion