Neritan Ceka "i marrosur" pas ambasadores Yuri Kim: Është shqiptare e vërtetë, do t'i puth dorën

Politikë

Neritan Ceka "i marrosur" pas ambasadores Yuri Kim: Është

Ish-kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin  “Të Paekspozuarit” rolin e ndërkombëtarëve në Shqipëri. Ceka foli me superlativa për ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Ai tha se pavarësisht se mund të ketë bërë disa gabime, ambasadorja Kim është një shqiptare e vërtetë, ndaj do t’i puthë dorën.

“Unë mendoj që kjo është e vetmja grua,  kjo ambasadore që flet shqip, në kuptimin kështu i duan këta. Ajo s’ka asnjë interes, ajo s’ka tendera, s’ka kompani për të sjellë. Ajo nuk impresionohet nga folklorizmi këtu .

Kjo mund të ketë bërë gabime,në mënyrë sesi sillet si ambasadore, por ajo është një shqiptare e vërtetë, dhe unë do t’i puth dorën.Mos të kishin qenë amerikanët, ne sot s’do të kishim jo vetëm media, por as gjuhë, pra ne sot serbët do t’i kishim në Prizren. Unë besoj te Reforma në Drejtësi,ky vend nuk ka vetëm maskarenj”, tha Ceka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion