Protestues të maskuar dhe të veshur me të zeza "zbarkojnë" në Beograd por ja ku ndodhet Vuçiç!

Kosovë&Rajon

Protestues të maskuar dhe të veshur me të zeza

Studentët dhe qytetarë tjerë të Serbisë kanë nisur të mblidhen në Beogradin e Ri. Në mesditë ata pritet të nisen drejt Parlamentit të Serbisë. Në anën tjetër, një numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë janë angazhuar në qendër të Beogradit, para nisjes së protestës së thirrur nga studentët.

Përpos tyre, në Parkun Pionieri, që gjendet mes të Presidencës së Serbisë dhe Kuvendit të Serbisë, janë vendosur në kampe një grup tjetër studentësh që kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve. Ata e quajtën veten “Studentët 2.0” dhe thanë se janë “studentët që duan të mësojnë”.

Protestues të maskuar dhe të veshur me të zeza

Ndërsa qytetarët mblidhen në qendër të Beogradit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkuar në anën tjetër të qytetit. Vuçiç vizitoi kantierin në Sruçin ku do të mbahet EXPO 2027.

"Njerëzit ëndërrojnë ëndrra të ndryshme." Unë dua një Serbi që po ndërtohet, një Serbi që po përparon, një Serbi që po fiton. “Serbia do të fitojë sot dhe gjithmonë”, shprehet ai.

Po ashtu, të gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit të qytetit të Beogradit janë tërhequr nëpër garazhet e tyre prej mëngjesit të së shtunës dhe nuk do të operojnë gjatë ditës. Përveç tyre edhe linjat private të transportit nuk janë duke operuar prej pasdites të së premtes.

 

ME TE LEXUARAT