Prishtina edhe nesër pa transport publik, Gashi: Protesta do të vazhdojë deri sa të ketë zgjidhje

Kosovë&Rajon

Prishtina edhe nesër pa transport publik, Gashi: Protesta do të

KOSOVË- Autobusët në Prishtinë nuk do të qarkullojnë as të hënën.

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë do të vazhdojnë protestën

“Po, protesta do të ketë edhe nesër me fillim nga ora 10:00 e deri në orën 12:00. Do të bllokohet rruga nga Qeveria e deri tek Komuna”, ka thënë për mediat në Kosovë, kryesindikalisti Elmi Gashi.

Gjithashtu theksoi se ende nuk kanë marrë ndonjë konfirmim nga Ministria e Financave rreth alokimit të mjeteve për Komunën e Prishtinës.

“Deri më tani jo. Po presim që nesër eventualisht gjatë ditë të ndodh kjo”, theksoi ai.

Javën e kaluar, punëtorët bashkë edhe kryetarin Përparim Rama, protestuan para Qeverisë duke kërkuar zhbllokimin e buxhetit të kryeqytetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion