Po hetonte dosjen e Nikolla Gruevski-t, shkarkohet papritur gjyqtari maqedonas (Arsyeja)

Kosovë&Rajon

Po hetonte dosjen e Nikolla Gruevski-t, shkarkohet papritur gjyqtari maqedonas
Gjyqtari maqedonas Goran Boshevski është shkarkuar me 10 veta “pro” nga Këshilli Gjyqësor. Boshevski ishte duke u marrë me rastin e ish-PSP me emrin e koduar “Trajektorja”, në të cilën akuzohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

Këshilli Gjyqësor përcaktoi kryerjen joprofesionale dhe neglizhencë të funksionit gjyqësor. Gjyqtari i shkarkuar nuk do të gjykojë më me vendim, por ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Lartë.

Ai gjithashtu është përkohësisht larg kryerjes së funksionit gjyqësor, domethënë derisa vendimi i Këshillit të bëhet përfundimtar.

Gjyqi për autostradat kineze, i udhëhequr nga Boshevski, filloi në dhjetor 2017 dhe ende nuk ka përfunduar. Dy vjet pas fillimit të gjyqit, rasti, kundër Gruevskit i cili akuzohej për marrje ryshfeti, është vjetëruar. Me shkarkimin e Boshevskit ,ky rast do të marrë një gjykatës të ri, dhe procesi duhet të fillojë zyrtarisht nga fillimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion