BE- ja po na i vret shpresat, Rama, 'sytë' nga Samiti i Berlinit

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mendiat ka reaguar këtë pasdite, në lidhje me Samitin e Berlinit.
Ai është shprehur se procesi i Berlinit është shtyllë e fortë e së ardhmes për vendin tonë ndërsa BE-ja po shuan flakën e shpresës.
Ndër të tjera një falenderim nga Kryeministri është adresuar për Angela Merkel në kuadër të angazhimit të saj për këtë proces.
“Faleminderit shumë Angela. Do të doja që të të falënderoja sinqerisht që keni iniciuar dhe jeni angazhuar në këtë proces. E di që s’të pëlqejnë lavdatat. Por mendoj se procesi që keni nisur ka qenë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që Bashkimi Europian po vret. Dua të theksoj atë që pata shansin të ndaj me Kancelaren. Duhet të shmangim rrezikun për t’u bërë karikature e BE-së. Duhet të shmangim rënien viktime e vetove. Bashkimi Evropian po shuan flakën e shpresës tek e ardhmja. Ne nuk kemi iluzionin se do të shpëtojmë nga hendeku shumë i madh mis nesh dhe Bashkimit Evropian. Shqipëria është më shumë e bindur dhe ne do të kerkojme gjithëperfshirje. Me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk kemi vendosur tË ndajmË gjË, të ecim sa mË shpejtë të mundim. Duhet të shtyjmë sa më shumë të kemi mundësi, na takon të ecim përpara, duke shprehur se nga ana e BE edhe ata do ta shtyjnë", u shpreh Rama.