Polici e gjobit për shpejtësi të lartë, shoferi: Me çfarë e konfirmove, me sy e mate?

Aktualitet

Polici e gjobit për shpejtësi të lartë, shoferi: Me
Një person është ndaluar nga Policia Rrugore me pretendimin e kësaj të fundit se ka drejtuar automjetin jashtë normave të lejuara të shpejtësisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Otllak në Berat.Ndërsa drejtuesi i mjetit, nuk ka pranuar se ishte me shpejtisë duke i kërkuar policit t’i tregojë se si e vërteton që ishte duke udhëtuar me shpejtësi.

Ndërkohë polici i ka bërë me dije se në bazë të rregullores gjobitet, duke e sqaruar se në momentin kur i është bërë me shenjë të ndalojë, ka ndaluar 300 m më larg, edhe pse shoferi nuk pranon të ishte jashtë normave, duke e ironizuar me çfarë e matë shpejtësinë me sy e mate. Por ky i fundin ka preferuar t’i vendosë gjobë duke i tërhequr vëmendjen për respektim të rregullores.

Diskutimi mes drejtuesit të automjetit dhe policit:

Polici: Dëshiron ta firmosësh?

Shoferi: Për çfarë arsye?

Polici: Në bazë të nenit 139 pika 1/10

Shoferi: Që do të thotë?

Polici: Që do të thotë, nuk rregullon shpejtësinë në zona të banuara ose ku ka degëzime

Shoferi: Po, sa shpejt isha më vlla?

Polici: Merre këtë  dhe mund ta firmosësh nëse do

Shoferi:  Për çfarë të firmos kur t’i nuk e di sa shpejt isha unë?

Polici: Ishe aq shpejt sa tabela është me 60 dhe punonjësi i policisë të bën shenjë me tabelë të ndalosh dhe t’i ndalon 300 m më larg.

Shoferi: Përse t’i konsumoj frenat aq shumë, unë ndalova direkte

Polici: Mirë, mos i konsumo

Shoferi: Më jep një arsye të saktë përse po më vendos gjobë.  S’ka logjikë nuk njoh njeri të thotë e mata me sy sa shpejt ishe. Gjithsesi më jep gjobën ta shoh.

Polici: Gjobën do ta marrësh është e drejta jote, gjobën e ke 12 mijë lekë të vjetra.

Shoferi: Nuk është problemi ke lekët është problemi se nuk funksionon kështu

Polici: Problemi është se t’i je i vetëdijshëm se ishe shpejt dhe nuk e pranon

Shoferi: Nuk isha shpejt, gjithsesi këtë do ta zgjidhim./ABCNEWS

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion