Përfundon takimi i përbashkët Kurti-Vuçiç me praninë e Borrell dhe Lajçak

Kosovë&Rajon

Përfundon takimi i përbashkët Kurti-Vuçiç me

Ka përfunduar takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Takim në të cilin ishin të pranishëm edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisari për dialogun Miroslav Lajçak.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell paraprakisht ka zhvilluar takime të ndara liderët e dy vendeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Takimi tre palësh ishte parashikuar që të niste në orën 13:30 por është shtyrë për dy orë. Takimi në Ohër nisi rreth orës 15:35 dhe ka zgjatur pothuajse një orë.

Gazetarja Linda Karadaku nga Ohri raportoi më parë se pika e nxehtë ka qenë asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ndërkohë pritet që Borrell të japë një deklaratë për mediat, në të cilin do të tregojë nëse palët kanë rënë dakord apo kanë pasur vështirësi të tjera.

ME TE LEXUARAT