Për herë të parë votojnë edhe emigrantët e Kosovës! Ja ambasadat që kanë hapur dyert!

Kosovë&Rajon

Për herë të parë votojnë edhe emigrantët e

Për herë të parë në Kosovë do të votojnë edhe shqiptarët e Diasporës, të cilët me votë do të vendosin për qeverinë e viteve të ardhshme.

Mësohet se qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur, përveç dy përfaqësive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dy në Kanada, ku procesi i votimit do të nisë në orën 13:00 sipas orës lokale.

Të drejtë vote kane 20,324 shtetas të Republikës së Kosovës të cilët janë regjistruar si votues jashtë vendit dhe kanë përzgjedhur mënyrën e votimit fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

Votohet në këto ambasada dhe konsullata sot:

Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë); Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë);

Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë); Belgjikë (Bruksel – ambasadë); Austri (Vjenë – ambasadë);

ShBA (Washington – ambasadë; New York – konsullatë); Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë); Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); Kanadë (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); Turqi (Stamboll – konsullatë); Norvegji (Oslo – ambasadë);

Slloveni (Lubjanë – ambasadë); Suedi (Stokholm – ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); Kroaci (Zagreb – ambasadë); Holandë (Hagë – ambasadë); Çeki (Pragë – ambasadë); Hungari (Budapest – ambasadë); dhe Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë).

ME TE LEXUARAT