Avokati i njohur Edmond Petraj zgjidhet kryetar i Partisë së Vllehëve të Shqipërisë

Politikë

Avokati i njohur Edmond Petraj zgjidhet kryetar i Partisë së

Avokati i njohur Edmond Petraj është zgjedhur kryetar i Partisë së Vllehëve të Shqipërisë.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes së Kryetarit të deritanishëm, Valentino Mustaka. Partia e Vllehëve të Shqipërisë synon të përfaqësojë komunitetin e vllehëve të quajtur ndryshe edhe si arumunë dhe që besohet se janë pasardhës të popujve vendas të Ballkanit të romanizuar, mendohet se vijnë nga ilirët, thrakët e romanizuar, dhe nga kolonizatorët romakë.

Petraj u zgjodh me vota unanime dhe pas mandatimit, theksoi angazhimin për të çuar përpara kauzën dhe misionin e partisë.

Avokati i njohur Edmond Petraj zgjidhet kryetar i Partisë së
Logoja e Partisë së Vllehëve të Shqipërisë

“Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Vllehëve të Shqipërisë, pas dorëheqjes së Kryetarit të deritanishëm, z. Valentino Mustaka, Kryesia shqyrtoi dhe diskutoi mbi drejtimin e mëtejshëm të partisë dhe përfaqësimin e denjë të komunitetit tonë.

Me vota unanime, Kryesia vendosi të emërojë në krye të Partisë z. Avokat Edmond Petraj, një figurë me përvojë dhe përkushtim për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit vlleh dhe forcimin e rolit të tij në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

Z. Petraj shprehu mirënjohjen e tij për besimin e dhënë dhe theksoi angazhimin për të çuar përpara kauzën dhe misionin e partisë, duke punuar për fuqizimin e identitetit, të drejtave dhe mirëqenies së komunitetit vlleh në Shqipëri.

Partia e Vllehëve të Shqipërisë mbetet e vendosur në rrugën e saj për të qenë një zë i fortë në politikën shqiptare dhe për të mbrojtur me vendosmëri interesat e komunitetit që përfaqëson’,- shkruan Sekretariati i Partisë.

Ne nje mesazh ne rrjetet sociale, Petraj ka falenderuar ata qe e mbeshteten ndersa ka theksuar se zgjedhja ne krye te Partise se Vlleheve te Shqiperise, eshte nje pergjegjesi qe do ta permbushe me perkushtim.

Mesazhi:

Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë,
Me mirënjohje dhe respekt të thellë, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe besimin që më dhatë për të udhëhequr Partinë VLLEHE të Shqipërisë. Zgjedhja ime si kryetar nuk është vetëm një nder i madh, por edhe një përgjegjësi e madhe që e marr me përkushtim dhe përulësi.

Historia dhe kontributi i komunitetit tonë janë një pasuri e çmuar, dhe unë do të bëj gjithçka që është në mundësitë e mia për të forcuar identitetin, të drejtat dhe rolin e vllehëve në shoqërinë shqiptare.

Ky rrugëtim nuk është i imi, por i yni – bashkë do të punojmë për një të ardhme më të ndritur, për respektin dhe dinjitetin që na takon.
Faleminderit për besimin tuaj! Le të ecim përpara me unitet dhe vizion!
Me respekt dhe mirënjohje,
Av. Edmond Petraj

ME TE LEXUARAT