U godit 3 herë me thikë nga Ilir Çami, flet 30-vjeçarja: S`kam qenë e lidhur, më ndiqte prej 3 vitesh
Manderina Çela, 30-vjeçarja që u plagos me thikë 3 ditë më parë nga Ilir Çami, ka thyer heshtjen. Ajo ka treguar se nuk ka qenë e lidhur me të, nuk ka pasur komunikim e as nuk i ka marrë para.
Në një rrëfim ajo pretendon se ai prej kohësh e ngacmonte, e përndiqte dhe se policia nuk merrte asnjë masë kundrejt tij. 30-vjeçarja e frikësuar tashmë për jetën e saj thotë se:
"Nuk kam patur asnjë lidhje me të, siç thonë mediat. Janë gënjeshtra. Nuk kam patur asnjë lidhje me të, atë ditë qe ndodhi ngjarja isha tek nipi në spital, erdhi me ndoqi. Sapo dola, ai me preu rrugën dhe i thashë;" Mos me ndiq, nuk kam të bëj më ty”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Më kërkoi diçka që nuk e them dot këtu. I thash nuk vij. E shtyva me duart e mia. Nxori thikën e tha do të të ther. Vendosi thikën në grykë, e shtyva, i ra thika poshtë, me shtriu përtokë, do të të ther tha.
E mbajta. Në momentin që kreu krimin, ngrinte kokën dhe shihte dikë. Nuk e di kë priste, me kë do më therte", tregon 30-vjeçarja.
Më tej, ajo rrëfen se e ka denoncuar në polici, por sipas saj, e mbanin disa orë dhe më pas e linin të lirë.
"Nuk kam folur fare. Më ka ndjekur tre vite, më ndiqte nga pas, nuk me linte. Unë me burrin, ai pas. Shkoja denoncoja në polici. E nxirrnin në darkë. Donte të më shkatërronte familjen.
Jo, fare. Është gënjeshtër. Unë nuk i kam marrë lek. Burrin emigrant unë, djali emigrant. Janë të gjithë gënjeshtra. Hapte Facebook në emrin tim, në emrin e tij, foton e tija, i shkruante njerëzve. Nuk e kam unë i thosha njerëzve. Më ka turpëruar.
Me këtë që bëri po. Me këtë që bëri kam frikë. Jam e tronditur. Të shohësh një burrë të të shtrijë në rrugë, me thikë"
"Nuk kam qenë e lidhur. As e lidhur, as lek nuk i kam marrë”, mbyll rrëfimin për A2 CNN 30-vjeçarja./a2 cnn