Padi për krimin dhe gjenocidin gjatë luftës, Vuçiç i përgjigjet Kosovës: Mos e bëni

Kosovë&Rajon

Padi për krimin dhe gjenocidin gjatë luftës, Vuçiç

Ditën e sotme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur paralajmërimit të Kosovës për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

 “A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të nënkuptojë fillimin de facto të bashkimit me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë këtë”, tha Vuçiç me një dozë kërcënimi.

Ai shtoi se ndërkombëtarët gënjejnë kur thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve.

“Kur dëgjoni reagimet e njerëzve nga jashtë dhe posa t’ju thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, ju e dini që ata po ju gënjejnë hapur”, tha Vuçiç.

Qeveria e Kosovës planifikon të ngre padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj Serbisë për krimin dhe gjenocidin gjatë luftës. Këtë synim, kryeministri Albin Kurti e ka deklaruar në fjalën e tij të parë në Kuvend pasi mori pozitën e shefit të Qeverisë.

ME TE LEXUARAT